Lajm me rëndësi/ Shumë prej pasaportave janë drejt skadimit, ja pse duhet aplikoni para afatit

112

Nëse afati i pasaportës suaj mbaron brenda 3 muajsh, atëherë duhet të aplikoni sa më shpejt për një pasaportë të re biometrike.

Në të kundërt, nuk do t’u lejohet dalja jashtë kufijve të vendit. Ky afat lidhet edhe me kohën e qëndrimit të shtetasve shqiptarë në zonën Shengen dhe nëse vlefshmëria e pasaportës është e barabartë ose më ë vogël se 90 ditë atëherë nuk do të lejohet dalja e personit në fjalë.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që janë pajisur me pasaportë biometrike në kohën kur Shqipërisë iu lejua udhëtimi pa viza në zonën Shengen, pra 10 vite më parë, duhet të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së pasaportave të tyre.