Lajm i mirë për të gjithë të apasionuarit pas kafshëve të egra

337

Pas publikimit të lajmeve lidhur me zhdukjen e shumë specieve të rralla, si pasojë e gjuetisë së paligjshme, të cilat ndodheshin në masivin pyjor Pukë-Mirditë, shumë orgamizma shpallen si nevojë imediate ndërhyrjen për parandalimin e këtij fenomeni.

Organizata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania) në kuadër të kërkimeve për Rrëqebullin e Ballkanit, një specie në zhdukje, ka arritur në përfundimin se jo vetëm që Munella është streha e Rrëqebullit, por në këtë masiv pyjor ka prezencë të shumë kafshëve të tjera, si: Ariu, Ujku, Macja e egër, Kaprolli dhe disa kafshë të tjera të egra.

Pas këtij vëzhgimi, u arrit në përfundimin se Mali i Munellës në Pukë rezulton të jetë masivi pyjor më i pasur i Shqipërisë.

kafsh1 kafsh2 kafsh3 kafsh4 kafsh5 kafhsh6 kafsh7 kafsh8

Burimi: Ecovolis