LAJMI I MIRË/ 7 737 fermerë të kualifikuar për masën e mbështetjes në blegtori

33

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bën të ditur se, janë 7 737 fermerë të kualifikuar përfitues të Skemës Kombëtare 2021 për masën e mbështetjes në blegtori ose mbi 4300 fermerë më shumë se vitin e kaluar, fitues të pagesës së drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit.

Për masën “Tufa bazë e matrikulluar”, fermerët përfitojnë 1,200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360,000 lekë për subjekt, për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 70 krerë dele dhe/ose dhi, ndërsa për fermat me jo më pak se 5 krerë lopë, në vlerën 10, 000 lekë/krerë, por jo më shumë se 500,000 lekë për subjekt.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bën të ditur se fermerët në listën e kualifikuar përfitues, duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme deri më datën 18 maj 2021.

Vitin e kaluar nga kjo masë u mbështetën me subvencion 3 389 fermerë. Për këtë vit numri i aplikimeve është rritur 80% krahasuar me mesataren e aplikimeve të 3 viteve të mëparshme.