Lajmi i mirë/ Gjeli i egër rikthehet në parkun kombëtar të Tomorrit

278

Gjeli i egër është një specie e kërcënuar nga zhdukja që jeton pak në numër në pyjet e dendura halore në Europë nga vendet skandinave në atë të Mesdheut. Gjeli i egër i përket familjes fazanë (Phasianidae).

Mashkulli është rreth 90 cm i gjatë me peshë 3,5-5 kg ndërsa femra është më e vogël, rreth 60 cm e gjatë me një peshë 2,5-3,5 kg. Puplat e trupit të mashkullit janë të errëta dhe të shndritshme, ndërsa ato të femrave janë ngjyrë gështenjë.

Në Shqipëri, ky zog i rrallë rritet në zonat malore veriore dhe qendrore, në veçanti në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorrit”. Falë projektit LASPEH i cili ka për qëllim përcaktimin e një strategjie të përbashkët për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe peizazhore të zonës së Adriatikut të ulët (veçanërisht në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi), do të zbatohen veprime konkrete për të përmirësuar nivelin e mbrojtjes së gjelit të egër dhe habitatit të tij .

Për shembull, pyllëzimi i territoreve shqiptare përfshin : Malin e Tomorrit, Dardhë dhe Kapinov (“shtëpia” natyrore e gjelit të egër).

Në fakt, në këtë fushë, numri i këtyre shpendëve ka rënë masivisht gjatë 20 viteve të fundit dhe vetëm pas një moratoriumi gjuetie, prania e kësaj specie rifilloi rritjen. Në veçanti, në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorrit” u identifikua një popullsi e gjelit të egër e përshtatshme për riprodhim.

Gjatë monitorimit territorial, është dëgjuar kënga e tyre, por nuk janë fotografuar ende.