Lajmi i mirë/ Google do të ndihmojë personat me aftësi të kufizuara

36

Smartfonët mund të lexojnë, të dëgjojnë dhe të flasin për ne. Falë inteligjencës artificiale, ata mund të transkriptojnë fjalët e bashkëbiseduesit tonë në kohë reale, të lexojnë me zë të lartë ekranin, të titrojnë një video të luajtur në telefon ose të amplifikojë tinguj duke filtruar zhurmat.

E gjithë kjo risi falë tipareve të reja të zhvilluara nga Google për të përmirësuar mundësinë e përdorimit të pajisjeve Android për personat me aftësi të kufizuara, teknologji e gatshme për të ndryshuar edhe jetën e ne të gjithëve.

“Mundësia e arritjes është një e drejtë njerëzore: qëllimi i misionit tonë nuk është vetëm t’i bëjmë produktet të arritshme, por t’i bëjmë personat me aftësi të kufizuara më autonomë dhe të përmirësojmë ndërveprimin e tyre dhe të atyre që janë pranë tyre”, ka theksoi Brian Kemler, kreu i platformës së Google Accessibility.

“Falë teknologjisë, unë tani mund të bëj gjëra që dikur i kisha menduar të pamundura. Unë mund të lëviz në mënyrë të pavarur edhe në rrugë të panjohura, mund të shfletoj në internet, të postoj në mediet sociale, mund të punoj më mirë falë lexuesve të ekranit. Ende ka shumë probleme, por qasja e kompanive që zhvillojnë këto produkte po ndryshon”, tha Geneviève Pedrini, që ka probleme me shikimin që nga lindja.