Viti 2021 ka nisur me një lajm të mirë, pasi Shqipëria ka siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës antiCovid nga kompania Pfizer.
Mësohet se 10750 dozat e para të kësaj vaksine, sipas kontratës, do mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit.
30250 doza të tjera do vijnë në shkurt dhe të tjerat me radhë muaj pas muaj në bazë të planit të vaksinimit.