Implanti koklear do të përfshihet në paketën e rimbursueshme nga Fondi Detyrues i Kujdesit Shëndetësor. Lajmin e mirë për gjithë pacientët e dha Dr. Besim Boçi
Mjeku otorinolaringolog tha se ky shërbim vjen për herë të parë në shërbimin mjekësor pas disa vitesh kërkesë.
Vendosja e aparatit do të kryhet në QSUT nga ekipi i mjekëve specialist ndërsa për të përfituar pajisjen e dëgjimit do të ketë një proces selektiv të pacientëve.
Implantit koklear është një shërbim që ka kosto mjaft të larta për t’u përballuar nga familjet shqiptare.
“Është e papërballueshme nga familjet shqiptare pasi kostoja e pajisjes së implantit koklear është shumë e lart, vetëm pajisja kushton 20 mijë euro. Dhe ky është shkaku që jo vetëm këtu por edhe në gjithë botën kjo pajisje rimbursohet plotësisht nga shteti”, tha Prof. Asoc Besim Boçi, mjek otorinolaringolog.
Në vendin tonë ende nuk ka shifra zyrtare por sipas specialistëve numërohet të paktën 30 raste të reja çdo vit.