Lajmi i mirë, Italia njeh patentat shqiptare

87

Patentat shqiptare njihen nga shteti italian. Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë ka bërë të ditur se duke filluar nga 8 shtatori 2019 patentat shqiptare të lëshuara prej datës 24 janar 2017 do të njihen edhe në shtetin italian.

Njohja dhe konvertimi i patentave shqiptare në Itali është rezultat i një pune të organizuar dhe të drejtuar nga Koordinatori Shtetëror i Patentave, me institucionet italiane, një bashkëpunim ky i arritur në kuadër të marrëveshjes së përbashkët mes qeverive të të dyja vendeve.