Lajmi i mirë/ Mbërrijnë edhe 208 mijë vaksina të tjera në Shqipëri

24

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbërritën sot 208 mijë vaksina të “Sinovac”, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin e çdo qytetari, derisa ta kemi zmbrapsur Armikun e Padukshëm dhe të dalim një orë e më parë nga tuneli i pandemisë.

Nga moment i parë i fillimit të procesit të lëvrimit të vaksinave të kontraktuara nga qeveria shqiptare, kemi më shumë se 700 mijë vaksina që kanë mbërritur në territorin e Shqipërisë.

Po vijon me kalendar të kombinuar vaksinimi masiv, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 333,330 doza të vaksinës kundër COVID-19, prej të cilëve 251,726 vaksinime për persona mbi 60 vjeç. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.