Lajmi i mirë/ Miratohet fondi 200 milionë lekë, një tjetër stadium me parametra modernë

73

200 milionë lekë nga buxheti i shtetit do të vihen në dispozicion të projektit për rikonstruksionin e stadiumit ‘Zeqir Ymeri’ në Kukës.

Referuar vendimit të botuar në ‘Fletoren Zyrtare’, fondi i miratuar transferohet në formë granti nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë te Federata Shqiptare e Futbollit.

Punimet në këtë objekt do të monitorohen nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përmes një grupi ekspertësh me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Kukës, Federata Shqiptare e Futbollit si dhe kompania projektuese.