LAJMI I MIRË/ Mushkonjat nuk e transmetojnë koronavirusin, ja studimi

10

As mushkonja ”tigër” dhe as mushkonja e zakonshme nuk janë në gjendje të transmetojnë COVID-19, sipas rezultateve paraprake të një studimi të kryer nga Instituti i Lartë të Shëndetit (ISS).

Në të vërtetë, Sars-Cov-2 nuk është i aftë të riprodhohet brenda tyre, prandaj edhe nëse këto insekte pickojnë një person të infektuar, ato nuk mund të infektohen dhe më pas ta shpërndajnë këtë infeksion.

Studimi, i realizuar përmes eksperimenteve, ka hedhur poshtë një shqetësim të gjerë që me fillimin e motit të nxehtë mushkonjat mund të jenë mbartëse të Sars-CoV-2.

Sot nuk ka asnjë provë shkencore që transmetimi mund të kryhet përmes tyre ose të transmetojnë lloje të tjera të virusit. Kjo do të thotë se mund të bëni plazh të qetë.