Lajmi i mirë/ Në Shqipëri, nis vaksinimi i punonjësve të transportit publik

16

Ka nisur të mërkurën në Sheshin Skënderbej vaksinimi i rreth 14 mijë punonjësve të transportit publik. Sipas burimeve zyrtare, procesi i vaksinimit do të kryhet me dozat e AstraZeneca dhe Sputnik-V.

Nga ana tjetër po vijon edhe vaksinim i për punonjësit e hoteleri turizmit ku janë vaksinuar rreth 6 mijë prej tyre. Janë vaksinuar gjithashtu edhe 9 mijë punonjës të fasonerive.

Në total, që nga fillimi i procesit, janë vaksinuar 736.365 persona. Në Shqipëri deri më tani kanë mbërritur më shumë se 847 mijë doza të vaksinave kundër COVID, ndërsa objektivi i qeverisë është kryerja e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit.