Lajmi i mirë/ Nga sot, pagat e mjekëve dhe infermierëve rriten me 40%

106

Pagat e mjekëve, infermierëve dhe laborantëve në të gjithë vendin u rritën me 40% duke filluar nga 1 janari i këtij viti.

Rritja e konsiderueshme e pagave për mjekët, infermierët dhe laborantët vjen si mbështetje në përballjen me pandeminë e COVID-19.

Përfitojnë nga kjo rritje 18 415 punonjës në sistemin shëndetësor nga të cilët 4 650 mjek dhe 13 mijë infermierë e laborantë. Kosto në buxhet llogaritet 4.5 miliardë lekë në vi.

Paga mesatare e në sistemin shëndetësor është rritur me 56.8%. Në sistemin shëndetësor paga për funksion në nivel mesatar, ishte 57.000 lekë, me rritjen 40% sot shkon 79.800 lekë. Paga për funksionin e infermierëve dhe laborantëve,ishte 37 mijë lekë, me rritjen 40% sot shkon 51.810 lekë.

Paga mesatare bruto e mjekëve shkon nga 77.753 lekë në 110.553 lekë. Paga mesatare bruto e infermierëve nga 50.890 lekë shkon 65.700 lekë. Kjo, për të gjithë mjekët në shërbimin parësor.