Lajmi i mirë/ Pas Greqisë, një tjetër shtet i madh njeh patentat shqiptare

56

Shumë shpejt lejet e drejtimit shqiptare do të njihen edhe në Turqi. Marrëveshja eshte firmosur nga ministrat e jashtme të dy vendeve dhe pritet te hyje se shpejti ne fuqi.

Pas takimit, palët nënshkruan tre dokumente të rëndësishme.

Së pari, Marrëveshjen për “Njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e Lejeve të drejtimit”, e cila do të lehtësojë lëvizjen dhe do të eleminojë barrierat administrative dhe burokratike për përdorimin e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Bashkë me këtë marrëveshje, sot u firmosën edhe dy të tjera, njëra për shkëmbimin e diplomatëve dhe tjetra për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ekstremizmit dhe terrorizmit.