Lajmi i mirë/ Qafë Qelë-Fushë Arrëz, nis rehabilitimi i plotë i 45 kilometrave rrugë

133

Në kuadër të programit për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare, Autoriteti Rrugor Shqiptar filloi punën për rehabilitimin e plotë të aksit Qafë Qelë-Fushë Arrëz.

Vlera e punimeve rehabilituese në këtë aks me gjatësi 45 kilometra do të arrijë në 8.7 milion euro.

Parashikohet një rehabilitim i thellë dhe i plotë i paketës së shtresave asfaltike, nënshtresave, veprave të artit, urat, tombinot, kanalet e kullimit të ujërave dhe sidomos me plotësimin e elementëve të sigurisë rrugore përmes sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Për një gjatësi gati prej 12.5 mijë metrash linear do të vendosen edhe barrierat mbrojtëse

Më tej, ai sqaroi se afati kohor i kësaj kontrate është gati 12 muaj por ARRSH beson se do të arrijë ta mbarojë përpara këtij afati.