Lajmi i mirë/ Shtohen çezmat me ujë të pijshëm tek Parku i Liqenit të Tiranës

20

Parkut të Madh të Liqenit i shtohen çdo ditë fasilitete për qytetarët që e vizitojnë atë. Sot specialistët e terrenit kanë shktuar edhe pesë çezma me ujë të pijshëm.

Puna për instalimin e çezmave të reja ka nisur në pika kyçe të parkut si; “Syri i Qielllit”, kopshti “Nexhmije Pagarusha”, Pallati i Brigadave, Amfiteatri dhe “Këndi TIKA”.

Pas argëtimit në këndet e lojërave, vrapit, shëtitjes, xhiros me biçikletë apo stërvitjes në këndet e forcës, në Parkun e Madh çdokush që dëshiron, do të mund të freskohet, shuajë etjen apo pastrohet me ujë të pastër, të pijshëm e të rrjedhshëm 24 orë.