Lajmi i mirë/ Tabelat zyrtare, ja sa do rriten pagat në arsim, shëndetësi e ushtri

319

Gjatë vitit vit të ardhshëm, 25 mijë e 250 punonjës të administratës publike do të përfitojnë rritje pagash që variojnë nga 5 deri në 10 %.

SCAN ka zbardhur projektbuxhetin e vitit 2019 ku parashikohet se pagat do të rriten në sektorët shëndetësi, arsim parauniversitar dhe mbrojtje.

Në konkretisht, në sektorin e shëndetësisë parashikohet rritje e pagave në nivelin 10% për mjekët dhe ndihmësit mjekësorë (infermierë, laborantë, farmacistë).  Nga kjo politikë përfitojnë 4 650 mjekë dhe 13 765 infermierë. Efekti financiar i llogaritur është 1.4 miliardë lekë.

Në Sektorin e Arsimit konsiston në rritjen e pagave të stafit mësimor me 7%. Përfitojnë nga kjo politikë rreth 35 mijë mësues me një efekt financiar vjetor 1.5 miliardë lekë.

Politika e re për Pagat për Sektorin e Mbrojtjes konsiston në rritjen e pagave të stafit me grada me 5%. Përfitojnë nga kjo politikë rreth 6800 ushtarakë me një efekt financiar vjetor rreth 250 milionë lekë.