Lajmi i mirë/ Vijnë edhe mbi 14 mijë vaksina Pfizer, shkon në 725 mijë numri i të vaksinuarve

14

TIRANË – 14 040 vaksina Pfizer kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” mbrëmjen e djeshme.

Ngarkesa e vaksinave Pfizer, vjen pasi të dielën mbërriten edhe 60 mijë vaksina Sionavac.

Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri, teksa do të vijojë javë pas jave mbërritja sipas kalendarit të vaksinave AntiCovid.

Gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se në Shqipëri janë vaksinuar 8 519 persona. Sipas të dhënave, në total numri i të vaksinuarve ka shkuar në 725 135.