Lançohet projekti për ngritjen e programit mastër në kriminologji

131

Lançohet  masteri në kriminologji, ngritur në bashkëpunim mes OSBE-së dhe Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Prezenca e OSBE-së, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe Ambasadën britanike, prezantoi sot projektin për ngritjen e një programi master ndërdisiplinor në fushën e kriminalistikës.

Programi master do të përmirësojë kapacitetet kërkimore të profesionistëve, akademikëve dhe politikëbërësve në identifikimin e shkaqeve themelore të krimeve.

Projekti parashikon, ndër të tjera, zhvillimin e strukturës dhe të kurrikulës për Programin Master në Kriminologji, ngritjen e kapaciteteve të Universitetit të Tiranës për ta administruar programin, dhe mbështetjen e kursit të parë dyvjeçar.