Largoni dhjamin dhe forconi muskujt me këtë ushtrim argëtues

20

Rrathët plastikë të njohur si “hula hoop”, kanë qenë lodra shumë të njohura dhe të krijuara rreth 60 vite më parë. Edhe pse ato u krijuan fillimisht për fëmijë, kjo nuk do të thotë që nuk mund të përdoren si një mjet ushtrimesh argëtuese edhe për të rriturit. Nëse keni provuar të ushtroheni ndonjë herë me një hula hoop, ju me siguri e dini që përpjekja për ta mbajtur atë rreth belit mund të jetë sfiduese.

Por, cilat janë përfitimet e përdorimit të një hula hoop? Duke u mbështetur në studime të ndryshme, liston disa nga përftimet e mundshme shëndetësore e të ushtruarit me këto rrathë argëtues.

Përmirëson Shëndetin
Kjo është një mënyrë argëtuese dhe gjallëruese për të futur më shumë ushtrime aerobike në rutinën tuaj. Disa nga përfitimet e këtij aktiviteti të rregullt aerobik përfshijnë:

-forcimin e zemrës dhe mushkrive
-përmirësimin e qarkullimit të gjakut
-forcimin e sistemit imunitar
-përmirësimin e funksionit të trurit
-ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare
-ul nivelin e stresit

Djeg Kaloritë
Kur digjni kalori përmes stërvitjes dhe bëni ndryshimet e duhura në regjimin tuaj ushqimor, ju rrisni shanset për të eleminuar dhjamin e trupit. Sipas një studimi, gratë gjatë të ushtruarit me hula hoop, mund të djegin rreth 165 kalori gjatë 30 minutave dhe burrat rreth 200.

Redukton Dhjamin Rreth Belit
Një nga studimet, vlerësoi përfitimet e një programi 6-javor për gratë, të cilat u ushtruan me hula hoop. Në fund të programit, studiuesit zbuluan se gratë, humbën mesatarisht 3.4 cm nga vija e belit dhe 1.4 cm nga ijet.

Redukton Dhjamin Në Bark
Një studim tjetër, i kryer në vitin 2019, krahasoi përfitimet e mundshme të një programi të hula hoop, me një program ecjeje për individë me mbipeshë. Individët në studim ose kryen një mesatare prej 12 min stërvitje me hula hoop në ditë ose ecën 9.986 hapa në ditë. Studiuesit zbuluan se personat në grupin e hula hoop, humbën një sasi të konsiderueshme të dhjamit të barkut dhe të belit krahasuar me grupin tjetër.

Rrit Masën Muskulare
Për të mbajtur një hula hoop në lëvizje, ju duhen muskuj të fortë dhe lëvizshmëri e mirë në ijet tuaja. Të mësoni të përdorni një hula hoop dhe ta praktikoni atë rregullisht, është një mënyrë e shkëlqyer për të stërvitur muskujt e barkut, të kurrizit dhe të këmbëve.

Përmirëson Ekuilibrin
Të kesh ekuilibër të mirë, ju jep kontroll më të mirë të lëvizjeve të trupit tuaj. Gjithashtu ndihmon në përmirësimin e qëndrimit tuaj dhe ju lejon të bëni ushtrime të tjera në mënyrën e duhur./AgroWeb