Latifi, sipërmarrësi që solli risi me platformën ku shkarkohen 70 tekste shkollore

25

Nga Tetova, në Kroaci dhe përfundimisht vendosja me investime dhe jetesë në Shqipëri.

Kjo është historia e Latifit, një sipërmarrës i suksesshëm i DeaPrint. I lindur në Tetovë dhe i shkolluar në Kroaci, Latifi, para shumë vitesh vendosi të jetonte në Shqipëri dhe të krijonte kompaninë që operon në fushën e printimeve të teksteve shkollore, librave, broshurave informative, etj.

Risia e kësaj kompanie ishte platforma elektronike e librit “portalishkollor.al”, ku rreth 70 tekste shkollore nga klasa e parë deri në klasën e 12-të, mund të shkarkohen dhe lexohen online shoqëruar me foto dhe video ilustruese.