Lehtësi për emigrantët/ Ja ku mund ta merrni vërtetimin konsullor të identitetit

56

Vërtetimi konsullor i identitetit për të rinovuar lejen e qëndrimit, në shtetin ku jeni rezidentë, tashmë gjenerohet nga e-Albania.

“e-Albania” bëri të ditur lajmin që është një lehtësi për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

“Shërbimi konsullor online, i vjen në ndihmë çdo shtetasi shqiptar, që vërtetimin konsullor të identitetit e merr përmes platformës qeveritare e-Albania, falë një procedure të shkurtuar e lehtësuar pa shumë takime në zyrat e konsullatave apo ambasadave”, njofton “e-Albania”.