Lehtësi për fermerët dhe agroturizmin, përfundon rikonstruksioni i rrugës Salari-Dukaj

19

Fondi Shqiptar i Zhvillimit informon se ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës Salari-Dukaj. Me një gjatësi investimi 7 km, rruga është asfaltuar dhe është pajisur me kuneta për largimin e ujërave të shiut dhe sinjalistikë horizontale e vertikale.

Më parë, evidenton FSHZH, ky aks i rëndësishëm i Labërisë ishte totalisht në gjendje të amortizuar, duke u kthyer në një pengesë serioze për lëvizjen e banorëve të zonës dhe transportit të produkteve. Tashmë një rrugë me standarde bashkëkohore që mundëson lidhjen e fshatit me qytetin.

Projekti me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvilimit zhvillohet në kuadër të programit “Infrastruktura Vendore Rajonale”. Investimi pritet të ketë impakt afatgjatë në aspektin ekonomik dhe në drejtim të turizmit.