Lehtësi për fermerët, drejt përfundimit asfaltimi i rrugës Labinot-Fushë/Qaf Renas Elbasan

30

Është drejt përfundimit të projektit për asfaltimin e rrugës Labinot-Fushë/Qaf Renas, i cili ndërlidh fshatrat mes tyre, lehtëson lëvizjen dhe rrit sigurinë në zonat rurale përmes standardeve më të mira në ndërtim. Ky aks krijon akses dhe me rrugën interurbane Elbasan-Librazhd për nxjerrjen e produkteve në tregun vendas dhe më gjerë në rajon.

Projekti është në vazhdim të një serie investimesh nga FSHZH në Elbasan dhe do të vijojë me ndërhyrjet për:

  • Rrugën e Re të Varrezave Elbasan
  • Ndërtimin e Mbikalimit Hekurudhor në Kryqëzimin e rrugës Nacionale Elbasan – Librazhd në rrugën “Borodin Mitarja”

Si një zonë rurale me prodhime të shumta bujqësore dhe blegtorale, realizimi i këtij aksi krijon mundësi për hapjen e bujtinave dhe rinovimin e shtëpive pritëse dhe për rrjedhojë tregëtimin e produkteve BIO karakateristike të zonës, ku veçohen gështenjat, qershitë, nënpoduktet e qumëshit etj.

Me rehabilitimin e këtij aksi përmirësohet jo vetëm infrastruktura e zonës për banorët e saj, por edhe do të ndikojë në cilësinë e jetës dhe rritjen e standardit të jetesës.

Ndërhyrja ndikon në rivitalizimin e të gjithë Njësisë Administrative, pasi investimi hap shtigje të reja për zhvillimin e mëtejshëm në agroturizëm dhe sporteve në natyrë.