Lehtësira për pensionistët, nga tani e tutje ja ku mund ta tërheqin pagesën

70

Tashmë pensionistët mund ta tërheqin pensionin e pleqërisë në çdo arkë paguese të Postës Shqiptare sh.a në çdo qark të vendit, pa pasur nevojë për të transferuar edhe Gjendjen Civile.

Vendimi vjen pas informatizimit të sistemit të pagave.

Si pasojë e përfundimit të procesit të ndërtimit të bazës së të dhënave elektronike dhe unike të pensioneve, informatizimin e sistemit të pagesave dhe të procesit të kontrollit të tyre, është bërë e mundur lehtësimi i procedurave të transferimit të qendrës paguese të pensionit, pavarësisht nga vendbanimi, sipas regjistrit të gjendjes civile