Leje qarkullimi ndërkombëtar, procedurat online

835

Aplikim për leje qarkullimi ndërkombëtare është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve/bizneseve të aplikojnë online, si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse të aplikimit për pajisjen me leje qarkullimi ndërkombëtare. Kosotja e aplikimit është 500 lekë.

Dokumentacioni i nevojshëm

  1. Dokumente që ju nevojiten për të marrë shërbimin online:
  2. Dokument i identifikimit të përdoruesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania).

Dokumente që duhet të dorëzoni në sportelet e drejtorive rajonale:

  1. Leja e qarkullimit kombëtare
  2. Dokument identifikimi

Hapat e procedurës

  1. Regjistrohuni si qytetar ose si biznes në portal
  2. Zgjidhni shërbimin “Aplikimi dhe publikimi i të dhënave të lejes së qarkullimit ndërkombëtare”
  3. Klikoni butonin” Përdor”
  4. Aplikoni për leje qarkullimi ndërkombëtare
  5. Kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online
  6. Paraqituni pranë sporteleve të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumenteve përkatëse dhe për tërheqjen e lejes.