Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten leku fitoi pikë ndaj monedhave të huaja, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane humbi 0,92 lekë dhe këmbehet me 91,85 lekë.
Euroja zbriti me 0,04 lekë krahasuar me një ditë më parë dhe këmbehet me 99,14 lekë.
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, zbriti me 0,71 lekë dhe këmbehet me 118,22 lekë.
Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 103,49 lekë ose 1,05 lekë më pak se ditën e mërkurë.
Referenca: ata.gov.al