Lëngu i domates dhe përfitimet në shëndetin e zemrës, sa duhet të konsumoni

63

Si ndikon lëngu i domates

Ushqimi i mirë është pa dyshim gjithnjë rruga drejt një trupi dhe mendje të shëndetëshme.

Konsumimi i disa ushqimeve të veçanta mund të sjellë për organizmin një sërë vlerash dhe vitaminash.

Së fundëmi këtë thonë edhe ekspertët.

Sipas një studimi të publikuar në Food Science & Nutrition, të cilit i referohet AgroWeb.org lëngu i freskët i domateve ndihmon në uljen e kolesterolit dhe presionit të lartë të gjakut.

Kjo pasi domatja përmban një variacion vlerash dhe mineralesh bioactive siç janë karotenoidet, vitamina A dhe kalciumi.

Përzierja e këtyre mineraleve dhe vitaminave së bashku ndihmon për një gjendje më të mirë fizike, psikologjike duke parandaluar edhe sëmunjdet kardiovaskulare.

Sa duhet të konsumoni çdo ditë

Sipas një studimi 1 vjeçar ku morën pjesë 184 burra dhe 297 gra, lëngu i domates ndihmon sëmundjet e zemrës.

Gjatë kësaj periudhe këta persona konsumuan çdo ditë lëng të freskët domateje, përafërsisht 200-250 ml.

Të dhënat e mbledhura në fillim dhe në fund të këtij studimi treguan për nivele kolesteroli dhe presion gjaku më të ulët.

Sipas guidës së ekspertëve, lëngu i domates arriti të ulë presionin e gjakut mesatarisht nga hipertensioni i shkallës 2 në atë të shkallës 1.

Ndikimi në arterie

Një nga faktorët kryesorë që shkaktojnë problemet e zemrës janë dhe problemet me arteriet që furnizojnë zëmrën me gjak.

Quajtur ndryshe artereoskleroza, ndodh kur enët e gjakut dhe arteriet kryesore fillojnë e bllokohen nga presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë.

Dëmi që i shkaktohet zemrës dhe arterieve njëkohësisht mund të parandalohet dhe zvogëlohet nëse konsumoni lëng domatesh.

Lëngu i domates së freskët nëse konsumohet për 8 jave sipas ekspertëve mund të ndihmojë në uljen e niveleve të yndyrës në gjak.

Kryesisht kjo është e vërtetë për gradë në moshë të mesme rreth sipër të 50-tave.

Konsumimi i të paktën një gote lëng domateje të freskët dhe pa kripë çdo ditë ndihmon në rregullimin e shëndetit të zemrës.