Lëngu i limonit forcon sistemin imunitar, ja si ta përgatisni

309

Uji me limon është i shëndetshëm, freskues dhe i lehtë për të pregatitur. Ekzistojnë vetëm disa gjëra kryesore për tu mbajtur mend për të përfituar të gjitha vlerat e mira shëndetësore që burojnë prej tij.

Si të bëni ujë me limon

Hapi 1: Shtrydheni limonin

Është mirë që para se ta shtrydhni ta shtypni disi limonin duke e rrotulluar mbi tavolinën tuaj të gatimit. Shmangni limonët që janë shumë të fortë, sepse me siguri nuk janë pjekur sa duhet për të lëshuar të gjitha lëngjet e shëndetshme. Gjithashtu qëndroni larg lëngut të limonit të gatshëm nëpër markete pasi zakonisht janë të tej mbushur me kimikate dhe aditivë të tjerë.

Pritini limonin në gjysmë dhe shtrydheni atë në një tas, në mënyrë që të mund t’i hiqni farat kur të keni mbaruar.

Hapi 2: Përdorni ujë në temperaturë dhome

Temperatura e ujit tuaj ka rëndësi të madhe, kështu që nëse po përdorni ujë nga frigoriferi juaj, vendoseni së pari në një gotë të sigurt për mikrovalë dhe mos e përdorni atë për pesë deri në dhjetë sekonda në mënyrë që ta sillni në temperaturën e dhomës.

Pse është e rëndësishme kjo? Temperatura mund të ndryshojë strukturën molekulare të lëngut të limonit dhe të komprometojë përfitimet që do të merrni prej tij. Sipas dietologut Dr Ëendy Leonard, uji me temperaturë dhome ndihmon për të “siguruar thithjen dhe përdorimin më të mirë të fitonutrientëve dhe vitaminave”.

Hapi 3: Përzieni lëngun me ujin

Derdhni lëngun e limonit në shishen tuaj dhe e mbushni me ujë të mjaftueshëm në temperaturë dhome për të mbushur shishen. Tundeni dhe pijeni e shijojeni gjatë gjithë ditës.

Përfitimet shëndetësore të ujit të limonit

  1. Ndihmon dhe stimulon sistemin tuaj të tretjes

Pirja e ujit të ngrohtë me limon stimulon traktin gastrointestinal, duke e bërë trupin tuaj më të aftë të thithë lëndë ushqyese dhe të kalojë ushqimin përmes sistemit tuaj me lehtësi. Lëngu i limonit gjithashtu punon për të lehtësuar djegien e zemrës dhe prblemet e stomakut.