Lezha përgatitet për sezonin turistik, pastrohet plazhi i Shëngjinit

17

Bashkia e Lezhës vijon punën në bregdetin e Shëngjinit, për krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për sezonin e ri turistik.

Punonjësit po pastrojnë rërën e sjellë nga dallgët pranë shëtitores, si dhe po pastrohet lulishtja përgjatë saj.

Pastrimi i mjediseve publike në bregdet, qytete dhe njësitë administrative, po shkon drejt normalizimit të plotë.

Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.

I ndodhur në kryqëzim të rrugëve tregtare, historike e kulturore, pjesë e rëndësishme e kujtesës historike kombëtare, Lezha ka krijuar një përvojë të konsoliduar në fushën e turizmit.

Vetëm 53 km larg kryeqytetit, qyteti i Lezhës ofron vlera të mëdha turistike, me objekte historike muzeale, arkeologjike si dhe objekte kulti si Kisha Françeskane e ndërtuar në vitin 1240.