Lezhë, fillon puna për rikonstruksionin e kopshtit “Gurra”

74

Bashkia e Lezhës ka filluar punën për rikonstruksionin e plotë të kopshtit “Gurra”, duke siguruar kushte më të mira për fëmijët.

Zbatimi i këtij projekti, me një vlerë totale 18 179 024 lekë financohet plotësisht me të ardhurat vendore të bashkisë Lezhë.

Falë këtij investimi, në shtator, fëmijët e kopshtit “Gurra” do të mirëpriten në ambiente të reja dhe të rikonstruktuara sipas standardeve bashkëkohore.