Lezhë, investimi prej 4 mln dollarësh që ul rrezikun e përmbytjeve

224

Përurohet në Lezhë nënstacioni i ri i energjisë elektrike, një investim me vlerë 4 milionë dollarë, nga i cili përfitojnë rreth 50 mijë qytetarë të Lezhës dhe zonave përreth.

Nënstacioni ishte ndërtuar në vitin 1960 dhe rikonstruktuar për herë të fundit në 1973-n. I pasistemuar prej 45 vitesh, nënstacioni ishte shndërruar në një burim rreziku për këdo që kalonte pranë tij, ndërsa avaritë e shpeshta kanë sjellë vazhdimisht probleme me furnizimin me energji në Lezhë.

Falë investimit të kryer, nënstacioni është vendosur në gjendje optimale pune, duke garantuar reduktim të ndjeshëm të humbjeve të energjisë në rrjet dhe një furnizim të pandërprerë të Lezhës me energji.

Ndërkohë, një investim shtesë lidh nënstacionin me pesë hidrovorët më të rëndësishëm të zonës, në ishull Shëngjin, Tale, Gocaj, Grykë Zezë dhe Balldren.

Kjo lidhje e re garanton që pavarësisht kushteve klimaterike, hidrovorët të jenë gjithmonë në punë në raste nevoje, duke shmangur në një mase të madhe përmbytjet që vazhdimisht godasin zonën e Lezhës, një pjesë e madhe e të cilës shtrihet në ultësirë, nën nivelin e detit.

Burimi: lexo.al