Lezhë, nis rikonstruksioni i rrugës Balldren-Bend

167

Kantieri për ndërtimin e rrugës Balldren-Bend në Qarkun e Lezhës është hapur.

E gjithë rruga prej 19.3 km, që kalon nëpërmjet qendrës së banuar të Torovicës, do t’i nënshtrohet projektit për rikonstruksionin e plotë.

E amortizuar dhe me rrezikshmëri të lartë në pjesë të veçanta të saj, ky aks ishte kthyer në pengesë serioze për komunikimin normal të mjeteve dhe këmbësorëve.

Përfundimi i rrugës do të ndikojë direkt në aksesin e fermerëve drejt tregjeve, gjithashtu duke e kthyer këtë nyje në një aks të rëndësishëm për lëvizjen e mjeteve dhe banorëve të saj.