Lezhë, trajnohen 30 të rinjë si roje bregdetare

76

Sezoni i ri turistik në vendin tonë këtë vit do jetë më i sigurt dhe më i pastër dhe me buzëqeshjen mikpritëse nga të rinjtë, kjo për shkak të angazhimit të institucioneve të cilët kanë nisur përgatitjet që para fillimit të sezonit.

Në plazhin e Shëngjinit po zhvillohet stërvitja e kandidatëve për roje plazhi. Përgatitja ka filluar më 15 prill dhe do të vijojë deri më 15 maj. Kjo stërvitje ka në fokus punësimin e të rinjve dhe një sezon turistik të pastër dhe sa më të sigurt për pushuesit.

Kjo stërvitje vjen si bashkëpunim Federatës Shqiptare të Vrojtuesve të Plazhit, GIZ dhe Drejtorisë së Punës, Lezhë.