Liceu Artistik dhe Shkolla e Baletit, koncert artistik për 7 Marsin

26

Me rastin e 7 Marsit, këtë herë palestra e gjimnazit “Sami Frashëri” u shndërrua në një skenë plot emocione të veçanta me koncertin e përbashkët të Shkollës Artistike “Jordan Misja” në Tiranë dhe Shkollës së Baletit, ku performuan magjishëm orkestra, nxënësit dhe balerinët.

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë u këndua “Himni i Mësuesit”, krijuar nga Shkolla Artistike “Jordan Misja”, i krijuar nga kompozitori Endri Sina, si dhe shkruar nga poetja Mimoza Bici.

Pjesët e ekzekutuara nga Okestra Simfonike dhe Kori u shoqëruan me numra koreografikë nga balerinët e “Shkollës Kombëtare Koreografike” nën drejtimin e dirigjentëve të liceut Mira Sulejmani, Besa Kacinari dhe Andi Kongo.

Ky bashkëpunim sinergjik erdhi për herë të parë, mbas shumë dekadash, me iniciativën e drejtoreshave të dy shkollave artistike kryesore të vendit, Etleva Kolnikaj dhe Blerina Arbana.

/ata.gov.al