Lider në botë, shkolla elitë e teknologjisë “Holberton” hap kampusin e ri në Tiranë

100

Një shkollë e re elitare në fushën e teknologjisë, e cila sot operon në 20 vende të ndryshme të botës, vjen edhe në Tiranë me një kampus të ri.

Nga janari 2022, kur Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, të gjithë të apasionuarit pas teknologjisë, mbi moshën 18 vjeç, do mund të ndjekin studimet në “Holberton School”.

Kryetari i Bordit të “Holberton School”, Grant Van Cleve, ishte dje në Tiranë, i cili dha lajmin e mirë për hapjen e një kampusi të ri, sipas modelit “Holberton” në kryeqytetin shqiptar. Studentët pajisen me aftësitë bashkëkohore që kërkohen për të konkurruar me sukses në tregjet lokale, rajonale dhe ato ndërkombëtare. Nëpërmjet rrjetit global të Shkollave Holberton dhe në bashkëpunim të ndërsjelltë mes tyre, çdo student bëhet pjesë integrale e një komuniteti mbarëbotëror zhvilluesish dhe punëdhënësish.

Holberton School – një nismë që sjell risi në fushën e Edukimit Teknologjik, duke i pajisur studentët njëkohësisht me aftësi teknologjike dhe formim profesional bashkëkohor – do të përurojë një epokë të re në botën shqiptare të teknologjisë, duke krijuar një qendër nga ku do të fillojë zgjerimin rajonal në Evropën Juglindore.

Holberton School, me seli në Silicon Valley, është një Shkollë e Shkencave Kompjuterike dhe Zhvillim Softueri, dhe ka si mision të zgjidhë disa nga problemet kryesore në fushën e edukimit, duke krijuar teknologji që do të ndihmojnë për:

– Të mbyllur hendekun që ekziston në tregun global në raport me nevojat për profesionistë në Ekonominë Digjitale globale
– Të fuqizojë Zhvillimin Ekonomik dhe të rritë vlerën e pozitës Gjeografike
– Të përshpejtojë Mobilitetin Social, duke ofruar Edukim pa barriera shoqërore dhe të përballueshëm financiarisht.

Shkolla i pajis studentet me aftësi dhe njohuri teknologjike të nivelit më të lartë, duke ofruar teknologji të avancuara dhe të kërkuara nga tregu global si; Full-stack Web Development, Machine Learning, Augmented dhe Virtual Reality, Linux Programming, Advanced Algorithms dhe Blockchain.

Që prej vitit 2016, kur hapi dyert e saj në San Francisco, Holberton School është shtrirë në 27 qytete, 20 vende, dhe në 5 kontinente. Të diplomuarit nga Holberton kanë gjetur punë shumë të pëlqyeshme në kompani si LinkedIn, Google, Tesla, Docker, Apple, Dropbox, Facebook, Pinterest, NASA, Genentech, Nvidia, Cisco, IBM dhe shumë të tjera.