Ligji i viteve 1920 në Shqipëri/ A e dini se….

47

Ligji i viteve 1920 detyronte çdo shqiptar të punonte 6 ditë në vit pa pagesë për ndërtimin e rrugëve!….

(Puna e detyrueshme është aplikuar në Shqipëri që në vite ’20. Në kushtet e pamundësive financiare e nevojave të mëdha për ndërtimin e komunikacionit, qeveria e kohës do të bënte të detyrueshme ligjërisht për popullatën, dhënien e një kontributi vjetor për këtë qëllim.

Në vitin 1912, shqipëria kishte të ndërtuar rreth 500 rrugë me gjatësi 138 kilometra. Të gjitha qendrat me rëndësi e që ishin banuara, ishin të izoluara duke përbërë problem jo vetëm për popullatën por edhe për zhvillimin e vendit.
Ndërtimi i rrugëve dhe urave do të ishte një nga nismat e para të qeverisë së atyre viteve. Në vitin 1921 u ndërtuan 829 kilometra rrugë ndërsa në periudhën 1921 deri në vitin 1928 u ndërtuan edhe 483 kilometra rrugë.

Përballë nevojës për rritjen e mëtejshme të sipërfaqes rrugore të sistemuar të vendit, qeveria e kohës do të miratonte një ligj të posaçëm. Ky ligj parashikonte që çdo banor në moshë mes 18 deri në 58 vjeç, duhej të punonte 6 ditë në vit pa pagesë për ndërtimin e rrugëve.

Ata që nuk kishin mundësi të jepnin kontribut fizik për ndërtimin e infrastrukturës së vendit, duhej të paguanin një taksë progresive, të ardhurat e së cilës sërish shkonin për ndërtimin e rrugëve e urave, një pjesë e të cilave ishin të shkatërruara gjatë Luftës së Parë Botërore apo që kishin karakter provizor.
Qeveria e asaj periudhe do të pranonte se shërbimi i punëtorisë detyruese ka qenë mjeti i rëndësishëm me të cilin qeveria arriti të ndërtojë një pjesë të konsiderueshme të rrjetrit rrugor të vendit.

Këto shërbime do të rregulloheshin me ligje të veçanta, me qëllim që masa e përdorimit të tyre dhe shpërndarja e detyrueshme e forcës punëtore të vendit të jepte rezultatin më të mirë, me qëllim që kjo metodë të përdorej sa më pak në të ardhmen në vend.
Në vitin 1928, kushtet për ndërtimin e infrastrukturës në vend do të njihnin një ritëm të ri për faktin se për Shqipërinë nis periudhë e ndihmave financiare të Italisë, falë marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve. (burimi: tv Scan)