Liqenet akullnajore në Gramoz të Kolonjës

46

Mali i Gramozit me liqenet e tij akullnajore, monument natyre në një lartësi prej 2523 metra mbi nivelin e detit, është një nga atraksionet më të vizituara në Kolonjë.

Reshjet e borës dhe të shiut janë ushqimi kryesor i këtyre liqeneve.

Përreth ka bimësi të larmishme natyrore. Monumenti ka vlera shkencore, estetike e turistike.

Të pasionuarit pas lartësive, ngjiten në këto mjedise të thyera për të ushtruar sportin e alpinizmit, të ecjeve malore dhe të admirojnë natyrën e rrallë të këtyre majave.

/ata.gov.al