Liqenet e Jezercës, atraksion turistik me bukuri të rrallë

4

Alpet Shqiptare, me bukuritë magjepsëse të tyre, tërheqin gjithnjë edhe më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

Liqenet gjenden në anën veriore të malit të Jezercës, në një luginë të vogël e të rrethuar me maja të larta, e cila fillon në Jezercë dhe përfundon në Vuthaj dhe më poshtë në Guci (Mali i Zi) ku bashkohet me lumin e Vermoshit.

Ashtu siç shihet edhe nga pamjet në foto, Alpet Shqiptare janë territoret më atraktive dhe më magjepse të trevave tona, me bukuri të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike.

Në gjithë Alpet Shqiptare gjenden 30 liqene akullnajore, por grupi i liqeneve të Jezercës është i pa krahasueshëm.

Regjimi i këtyre liqeneve është tipik alpin. Gjatë dimrit ngrijnë të gjithë. Disa nga liqenet janë 3-4 metra të thellë, ndërsa disa të tjerë janë krejt të cekët. Pavarësisht faktit se gjenden mbi formacione gëlqerorësh, ata mbajnë ujë për një periudhë të gjatë edhe në stinën e verës.

Vitet e fundit, fluksi i turistëve për të vizituar këtë zonë ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Majat e malit të Jezercës duket sikur arrijnë qiellin, teksa bukuria mahnitëse pasqyrohet në liqenet akullnajore që ofrojnë një qetësi përrallore dhe peizazh natyror spektakolar.

/ata.gov.al