Liqenet e Jezercës, mali që shkëlqen nën madhështinë e qiellit (FOTOT që do ju lënë pa frymë)

500

Në gjithë Alpet shqiptare gjenden 30 liqene akullnajore, por grupi i liqeneve të Jezercës është i pa krahasueshëm.

Gjenden në anën veriore të malit të Jezercës, në një luginë të vogël e të rrethuar me maja të larta e cila fillon në Jezercë dhe përfundon në Vuthaj dhe më poshtë në Guci (Mali i zi) ku bashkohet me lumin e Vermoshit.

Këtu gjenden 6 liqene, ku më i madhi dhe më i thelli prej tyre është ‘Buni i Jezercës’ i cili është liqeni që shtrihet më në lartësi (1794 metra mnd). Liqeni i vendosur më ulët si lartësi mbidetare gjendet në kuotën 1765 metra mnd.

Regjimi i këtyre liqeneve është tipik alpin. Gjatë dimrit ngrijnë të gjithë. Disa nga liqenet janë 3-4 metra të thellë, ndërsa disa të tjerë janë krejt të cekët. Pavarësisht faktit se gjenden mbi formacione gëlqerorësh, ata mbajnë ujë për një periudhë të gjatë edhe në stinën e verës.

Ama peizazhi përreth tyre nuk ka të krahasuar me gjë tjetër në tokë.

Fotot nga Abdulla Diku