Liqeni Artificial, së shpejti një kënd i ri lojrash

62

Së shpejti të vegjlit e kryeqytetit, dhe jo vetëm, do të kenë gati një kënd fantastik lojërash, i cili i shtohet parkut të madh të Liqenit Artificial.

Bashkia e Tiranës, me mbështetjen financiare të TIKA-s dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, po vijon punën për një shesh të ri pushimi, me kënd lojërash për fëmijë dhe mjedis çlodhës për të rriturit.

Tashmë arkitektët e peizazhit po kujdesen për detajet e fundit tek “Këndi Tika”, ku u shtrua batanija greenfix, si dhe u hodh fara e barit duke krijuar oazin ekologjik për lojën e të vegjëlve.

Sheshi i ri rekreativ po ndërtohet në një nga hapësirat e papërdorura të Parkut të Liqenit, në zonën jugore të tij me një sipërfaqe totale 5500 metra katror. Me përfundimin e këtyre punimeve, kjo zonë do të shndërrohet në këndin e dytë më të madh të lodrave në Tiranë, pas atij te liqeni në pjesën e Amfiteatrit.