Liqeni i Kallabakut plotësisht i ngrirë, ndalesa dimërore e vizitorëve

3

Liqeni i Kallabakut, ndalesa e shumë vizitorëve vendas dhe të huaj në verë, tashmë  është plotësisht i ngrirë.

Përgjatë kësaj periudhe liqeni me pamje mahnitëse në të gjitha stinët ka marrë ngjyrat e dimrit dhe tërheq mjaft vizitorë, dashamirës të natyrës që kërkojnë dëborën dhe mundësi për të shijuar dimrin.

Liqeni i Kallabakut është një ujëmbledhës me sipërfaqe rreth 7 ha, i pozicionuar mes pyjeve të përbërë nga ahu, bredhi, mështekna etj.
Dimri vjen i ashpër në këtë zonë dhe peizazhet janë fantastike, ndërsa disa bujtina aty rrotull mbledhin vizitorët me ngrohtësinë e sobës me dru dhe kuzhinën tradicionale.
/ata.gov.al