Liqeni i Ulzës kremton shpalljen “Park Natyror”

4

Liqeni i Ulzës kremton shpalljen “Park Natyror” duke qenë një prej destinacioneve ekoturistike më interesante në Qarkun e Dibrës, ku prej disa muajsh po implementohet projekti mbi Rehabilitimin e Parkut dhe zonës përreth tij që do të mundësojë infrastrukturë cilësore, shtigje të reja natyrore, krijim të hapësirave rekreative, Qendër Vizitorësh, restaurim të urave simbol si edhe rivitalizimin dhe përfshirjen e hidrocentralit të Ulzës në itinerarin turistik duke e rilindur krejt këtë zonë.