Liqeni, Lini, Tushemishti, mikpritja, çmimet e lira…Pogradeci i ka të gjitha (FOTOT)

52

Pogradeci edhe këtë vit mbetet një destinacionet me të preferuara për të pushuar. Krahas klimës që ofron ky qytet, një nga arsyet më madhore këtë vit duket se janë dhe çmimet e pandryshuara.

Pushuesit shprehen se janë të kënaqur me çfarë kanë gjetur në qytet, por edhe qetësinë dhe mikpritja e pogradecarëve.

Turistë shqiptarë e të huaj të cilët po pushojnë në Pogradec vlerësojnë veçanërisht pastërtinë dhe qetësinë që të ofron ky destinacion turistik.

“Vijmë nga Holanda. Na pëlqejnë njerëzit këtu, natyra është e bukur. Në Holandë nuk kemi kaq shumë zona natyrore dhe moti është shumë i ngrohtë. Njerëzit janë shumë të këndshëm, janë miqësorë”, tha një turist i huaj.

“Pogradeci është dashuri me shikimin e parë, që nuk të lë të largohesh asnjëherë. Ne kemi vite që e frekuentojmë. Na pëlqen ajri, njerëzit, pastërtia, ushqimi tradicional”, tha një tjetër pushuese.

Lini është një tjetër destinacion magjik që mund të vizitoni ndërsa jeni në Pogradec, për të mos harruar Tushemishtin.