Liqeni i Prespës pritet të rivitalizohet plotësisht vitin që vjen

1931

Një fond prej 3,5 milionë eurosh do të përdoret nga qeveria për rivitalizimin e plotë të liqenit të Prespës.

Projekti u publikua ditën e hënë në Fletoren Zyrtare dhe do të nisë të zbatohet nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Granti i akorduar nga KfW do të përdoret për të mbrojtur dhe ruajtur biodiversitetin e zonës, si dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës së popullisë që banon në Parkun Kombëtar të Prespës dhe zonat përreth.

Nga ky investim do të përfitojnë direkt rreth 5 mijë banorë të Bashkisë Pustec.

Njëkohësisht, një financim i tillë do të mundësojë rritjen e atraksionit turistik të zonës, e cila vitet e fundit është bërë gjithmonë e më interesante për pushuesit vendas dhe ata të huaj.