“Liria Ekonomike në Botë 2016”, Shqipëria përmirësohet me 20 vende

386

Shqipëria është përmirësuar me 20 vende në indeksin e lirisë ekonomike, sipas raportit “Liria Ekonomike në Botë 2016” publikuar nga Instituti Fraser pak ditë më parë dhe që analizon të dhënat e vitit 2014 për 159 vende. Shqipëria renditet në vendin e 42, nga pozicioni i 62, që ishte në raportin e mëparshëm, duke marrë 7.4 pikë nga 10 pikë të mundshme.
Në këtë indeks përfshihen pesë kategori në shqyrtim si Madhësia e Qeverisë, Struktura Ligjore ku përfshihet sistemi i drejtësisë dhe mbrojtja e së drejtës mbi pronën, paratë e pastra, lehtësia e tregtisë ndërkombëtare dhe legjislacioni.
Treguesit me përmirësim më të madh ishin lehtësia në tregtinë ndërkombëtare, ku Shqipëria është përmirësuar me 35 vende dhe legjislacioni, ku vendi ynë është ngjitur me 48 vende.
Kategoria e legjislacionit, ku përfshihet rregullimi i tregut të punës dhe i biznesit është ndikuar në rritje në renditje nga përmirësimi i legjislacionit mbi punësimin dhe heqjen nga puna të punonjësve, si dhe të marrëveshjeve kolektive.
Kategoria e Lirisë së Tregtisë Ndërkombëtare është përmirësuar (8.07 nga 7.54 që ka qenë një vit më parë) nga ulja e barrierave të tregtisë ndërkombëtare, ndërsa tarifat doganore kanë mbetur konstante.
Treguesi më pozitiv në renditje është ai i parasë së shëndetshme, në vendin e 19 në botë, ndonëse në përkeqësim me 7 vende në raport me vitin e mëparshëm.

tabela-indeksi-i-lirise-ekonomike-frasser
indeksi-i-lirise-ekonomike

Marre nga Revista Monitor