Lista/ Doganierë e Inspektorë, vende të lira pune për studentët ekselentë në Korçë

144

Qendra e Karrierës në Universitetin e Korçës ka njoftuar për disa vende punë për studentët ekselentë. Në faqen e Facebook, thuhet se studentët ekselentë duhet të kenë diplomë Bachelor në Shkenca Ekonomike.

Ja vendet e Punës:

• Doganier, Zyra e Mbikëqyrjes Doganore, Dega Doganore Kapshticë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave – Kategoria e Pagës IV-a (2 pozicione)
• Inspektor i Dytë, Sektori i Kontrollit Tatimor, Drejtoria e Kontrollit Tatimor, Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve – Kategoria e Pagës IV-a
• Inspektor i Dytë, Zyra e Kontabilitetit të të Ardhurave, Sektori i Analizës dhe IT, Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve – Kategoria e Pagës IV-a (2 pozicione)
• Specialist (Finance), Sektori i Shërbimeve Mbështetëse, Dega Rajonale e Inspektoriatit Shtetëror te Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, Korçë, Inspektoriati Shteteror I Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit – Kategoria e Pagës IV-b
• Specialist (për Kooperimin dhe Ekonominë e Fermës), Sektori i Specialistëve të Profilizuar, Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor, Korçë – Kategoria e Pagës IV-b
• Specialist, Dega e Thesarit Pogradec, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit – Kategoria e Pagës IV-b

✅Lloji i diplomës: Shkenca Ekonomike; Shkenca Juridike
Niveli minimal i diplomës: Bachelor

• Specialist, Sektori i Asistencës dhe Shërbimit të Tatimpaguesve, Drejtoria e Shërbimit për Tatimpaguesit, Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve – Kategoria e Pagës IV-a

✅Lloji i diplomës: Shkenca Agronomike; Shkenca Pyjore
Niveli minimal i diplomës: Bachelor

• Inspektor, Sektori i Kontrollit në Pikat e Inspektimit Kufitar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Qarku Korçë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit – Kategoria e Pagës IV-a.

✅Lloji i diplomës: Shkenca Juridike; Shkenca Ekonomike; Shkenca Natyrore; Shkenca Politeknike

Niveli minimal i diplomës: Master Profesional
• Specialist, Zyra e Administratës, Dega Doganore Kapshticë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave – Kategoria e Pagës III-b

⏳Afati për dorëzimin e dokumentave për: 27/1/2019

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOHEN PËR APLIKIM
Studentët e ekselencës duhet të jenë diplomuar duke filluar nga viti 2017 e në vijim.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:
a. Të kenë përfunduar studimet universitare në secilin prej cikleve të arsimit të lartë me mesatare 9.00 – 10.00 ose ekuivalent;
b. Të jenë diplomuar në njërën prej fushave që i përket llojit të diplomës së kërkuar për pozicionet e përmendura në këtë shpallje.