Lista me gjërat që duhet të bëni në stinën e dimrit

68

Ka shumë arsye pse dimri edhe mund të jetë një stinë e preferuar për ju.

Festat e fundvitit, skitë, një libër pranë zjarrit, apo një gotë vere e nxehtë. Sidoqoftë, më poshtë do të gjeni një listë të gjërave që duhen bërë këtë dimër për ta bërë atë një ndër stinët më të paharruara për ju.

1. Provojeni një recetë të re supe.
2. Dilni për të blerë. Koha e fundvitit zakonisht ka zbritjet më të mira.
3. Lexojeni librin që ka pritur tërë vitin për t’u lexuar nga ju.
4. Shikoni filmat më të përfolur gjatë këtij viti.
5. Vizitojeni muzeun apo një ekspozitë që e keni përmendur tash e sa kohë.
6. Organizojeni dollapin tuaj. Dimri është stina perfekte për ta bërë këtë gjë.
7. Testoni aftësitë e juaja të patinazhit.
8. Ndihuni rehat pranë zjarrit.
9. Dilni dhe shëtitni në qytet.
10. Ngjituni maleve.
11. Filloni një plan të ri stërvitjesh.
12. Shkoni për ski.
13. Ndihmoni të tjerët.
14. Shkoni në një pushim larg.
15. Shijojeni marketin e fundvitit.