Lista/ “Sami Frashëri” zbret nga froni, njihuni me gjimnazet më të mira në Tiranë

156

Pas tre vitesh në top listë, “Sami Frashëri” zbret nga piedestali si gjimnazi më i mirë publik në Tiranë.

Vendin e tij për 2017-2018 e zë “Qemal Stafa”, e renditur gjithnjë si ndër më të mirat, por që asnjëherë nuk kishte njohur kryesimin.

Në dokumentin e siguruar , rezulton se ashtu si edhe vitin e kaluar “Ismail Qemali” e “Petro Nini Luarasi” kanë mbetur në vendnumëro, duke u renditur përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt, ndjekur nga të mesmet, “Partizani” dhe “Sinan Tafaj”, të cilët, ndryshe nga dy të lartpërmendurit, kanë njohur rritje performance, duke u ngjitur me dy vende nga viti i kaluar.

Në fund të gjimnazeve më të mirë të Tiranës qëndrojnë shkollat “Abdullah Keta” dhe “Sandër Prosi”, thuajse në të njëjtin nivel si më parë.