Lojëra, shkencë, muzikë, pikturë/ Qyteza e Fëmijëve në Korçë, streha e mijëra fëmijëve

28

Fëmijët mezi presin mbarimin e shkollës për t’i lënë më shumë vend argëtimit gjatë stinës së verës.

Në qytetin e Korçës prej kohësh fëmijët e kanë një strehëz të ngrohtë ku mund të jenë më të pavarur, të kenë miqësi të reja, por edhe të argëtohen e të kalojnë kohë cilësore me njëri- tjetrin.

Ajo është Qyteza e Femijeve , e cila këtë sezon për fëmijët dhe adoleshentët e grup-moshës 𝟓-𝟏𝟐 vjeç ka ofruar programin “𝐀𝐯𝐞𝐧𝐭𝐮𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐕𝐞𝐫ë𝐬”. Rreth 𝟔𝟎 fëmijë u bënë pjesë e aktiviteteve të këtij programi.

Ndërkohë, përgjatë këtij viti rreth 𝟐𝟑𝟎𝟎 fëmijë dhe adoleshentë të moshës 𝟑-𝟏𝟓 vjeç janë përfshirë në aktivitete sportive si volejboll, basketboll; në arte: pikturë, piano, muzikë, vizatim bardh e zi, kitarë, violinë, balet si dhe në shkencë përmes programeve shkencore, por edhe kursit të matematikës.